“Lamborghini nuk do të ndryshojë dot mjedisin e këtij planeti, por pranimi shoqëror fillon kur ju shikoni fytyrën tuaj në pasqyrë në mëngjes”. Kjo ishte një deklaratë mjaft e fortë dhe e vetëdijshme e CEO-s të Lamborghini, Stephan Winkelmann.
Pyetjes se si mund të drejtojë kompaninë drejt një tjetër niveli ai iu përgjigj duke ulur emëtimet e gazeve me 50% në 2025. Sigurisht ky nuk mund të jetë mendimi i parë që të vjen në mendje kur mendon për “nivelin tjetër”, por është një pikënisje mjaft e mirë.
“Qëllimi i reduktimit të emëtimeve për ne është akoma dhe më i vështirë pasi në jemi një kompani makinash super sportive, dhe duhet të ofrojmë të njejtën performancë që kemi ofruar prej vitesh.” tha Winkelmann. Gjithashtu ai konfirmoi se Lamborghini do të prezantojë një makinë tërësisht elektrike 4 vendëshe, pra jo një Huracan ose Aventador tipik. Do të jetë më e përshtatshme për një përdorim të përditshëm se modelet e tjera. Për fat të keq kjo makinë nuk do të shfaqet në treg deri në vitin 2025.
Megjithatë lajmi se modelet mjaft të famshme si Aventador, Urus dhe Huracan do të jenë hibride nga viti 2024 është mjaft i rëndësishëm.