Apple po punon për të sjellë një palë kufje Beats pa kabuj të reja sipas imazheve në tvOS dhe iOS 14.6 betas që u gjetën nga Steve Moser.
Beats Studio Buds do të jenë ndryshe nga ajo çka Beats ka ofruar deri më sot, pasi nuk kanë asnjë kapje në vesh si Powerbeats Pro ose kabull si Powerbeats. Ato do të përbëhen nga një trup i vogël dhe do të jenë shumë të ngjasshëm me Galaxy Buds Pro dhe Pixel Buds. Raportimet e tanishme tregojnë se Beats Studio Buds do të kenë një kasë karikuese në formë ovale dhe do të ofrohen në disa ngjyra të ndryshme, ku përfshihen ajo e zezë, e kuqe dhe e bardhë.
Ky dizajn mjaft i thjeshtë dhe i vogël i Beats Studio Pro ishte pakashumë ajo që pritej të gjendej në gjeneratën e dytë të AirPods Pro, për të cilin nuk ka akoma informacione se kur do të jenë të gatshme për t’u prezantuar para publikut.
Nga ana tjetër dita e prezantimit të Beats Studio Pro duket të jetë shumë pranë, pasi ajo është shfaqur në versionin beta të iOS 14.6.