Erion Murataj PSD

Kourtney Kardashian mbushi 46 vjeç më 18 prill dhe nëna e saj, Kris Jenner, e uroi atë publikisht me një postim në rrjetet sociale.

Në një tekst emocionues, Kris Jenner e përshkroi vajzën e saj të parëlindur si një dhuratë nga Zoti dhe theksoi se si jeta e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë, duke theksuar se sa gëzim, dashuri dhe kuptim i ka sjellë ajo asaj.

Më hollësisht, Kris Jenner shkroi: “Gëzuar ditëlindjen për fëmijën tim të parë, dhurata ime nga Zoti, Kourtney e bukur! Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi plotësisht dhe që atëherë më ke dhënë kaq shumë gëzim, dashuri, qëllim dhe kujtimet më të bukura që mund të ëndërroja ndonjëherë. Falenderoj Zotin çdo ditë që më zgjodhi të jem mama. Më frymëzon çdo ditë me forcën tënde, me zemrën tënde dhe me aftësinë tënde për ta jetuar jetën sipas kushteve të tua, të dua
përgjithmonë