Erion Murataj PSD

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj, ka qenë Nag, për të diskutuar më shumë mbi mbrëmjen e finales së madhe të “Big Brother VIP”. Si ishin veshur VIP-at në tapetin e kuq sipas tij?

Pjesë nga intervista:

Cili nga finalistët ishte veshur më bukur?.

Finalistët dukeshin për mrekulli, por dua të veçoj kush dukej më bukur. Për mua më bukur nga të gjithë dukej Rozana, një mrekulli, një diva.

Ajo e di shumë mirë se çfarë vesh dhe e përfaqëson atë që vesh. Pra, nuk është se ajo merr një fustan apo kostum dhe e vesh për t’u dukur bukur. Ajo i jep një ngjyrim tjetër veshjes, pra e përfaqëson.

Ka qenë një veshje e bardhë, kishte një korse gold por të tejdukshëm, që herë pas here i nxirrte probleme kur ulej dhe e rregullonte me dorë, por ia kishte ngushtuar belin kaq bukur dhe ia kishte nxjerrë hiret të gjitha në pah.

A është veshja e duhur ajo e Rozanës për një Tapet të Kuq?

E Rozanës patjetër që po. Ishte komplet gala, komplet për tapet të kuq. E dua shumë Rozanën.

Kjo nuk është në ngjyrimin e tifozerisë, por me të vërtetë dukej shumë mirë. Dhe jo vetëm në finale, por mendoj gjatë gjithë sezonit.

Më pëlqeu shumë ai dualizmi që ka bërë natën e parë që është veshur me të zeza dhe natën finale që është veshur me të bardha, gjithë ai katarsis shpirtëror që ka bërë dhe që e ka përmendur vazhdimisht që është shpëlarë nga gabimet.

Rozana është artiste, ka qenë me e thellë se sa kaq. Nuk mendoj se Rozana bën gjëra të pamenduara mirë dhe që ia lë rastësisë.