Erion Murataj PSD

Policia ka vendosur në pranga një 23-vjeçar pasi u kap duke udhëtuar në Range Rover me pistoletë me vete, që dyshohet se do ta shiste.

I riu Armand Deda, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë në rrugën “Demir Progni” në zonën e Don Boskos. Gjatë kontrolleve u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste. 

“Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.