
“Të paktën 17 persona u vranë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës këtë mëngjes, duke lënë pas trupa të djegur dhe njerëz të zhdukur nën rrënoja”, tha Agjencia Palestineze e Mbrojtjes Civile.
Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në një shkollë, e cila strehon persona të zhvendosur në qytetin e Gazës, në pjesën veriore të enklavës palestineze.
Sulmi vrau 11 njerëz dhe plagosi 17 të tjerë, “përfshirë gra dhe fëmijë”, tha për AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze Mahmoud Bashal.
“Bombardimi shkaktoi një zjarr të madh në ndërtesë dhe u gjetën shumë trupa të djegur,” vuri në dukje ai.
Katër persona u vranë gjithashtu dhe “shumë të tjerë janë zhdukur nën rrënoja” pasi zjarri izraelit goditi shtëpitë në Rripin lindor të Gazës, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.
Një goditje në një shtëpi në Jabalia, në pjesën veriore të enklavës, vrau një fëmijë dhe një tjetër në një shtëpi në Khan Yunis, në pjesën jugore të enklavës, vrau një burrë, tha Mahmoud Basal.
“Ne morëm thirrje për ndihmë nga shumë persona të bllokuar nën rrënoja në zona të ndryshme të Rripit të Gazës”, shtoi ai.
“Ne nuk kemi mjetet dhe pajisjet e nevojshme për operacionet e shpëtimit dhe për gjetjen e trupave,” vazhdoi ai.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për këtë çështje.
Dje, të martën, ajo njoftoi se kishte shkatërruar afërsisht “40 makina inxhinierike të përdorura për qëllime terroriste, përfshirë masakrën e 7 tetorit”.
Ai gjithashtu sqaroi se lëvizja islamike palestineze Hamas i përdor këto makina “për të vendosur eksplozivë, për të gërmuar tunele nëntokësore, për të thyer gardhet e sigurisë dhe për të hequr mbeturinat për të gjetur armë dhe pajisje ushtarake”.
Duke thyer një armëpushim gati dy-mujor, Izraeli rifilloi sulmet ajrore dhe më pas sulmet tokësore kundër Hamasit në Rripin e Gazës më 18 mars.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, të paktën 1,890 palestinezë janë vrarë që nga 18 marsi.
Lufta u ndez nga sulmi i paprecedentë i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili vrau 1218 njerëz nga pala izraelite, shumica e të cilëve ishin civilë, sipas një numërimi të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare.
Nga 251 pengjet e rrëmbyer atë ditë nga militantët e Hamasit, 58 mbahen ende në Gaza dhe 34 janë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite./vizionplus.tv
