Erion Murataj PSD

Arrestohet në Liban Fadi Alwan, 49-vjeçari i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij Rayyan Alwan, 24 vjeç, në Tiranë.

Policia e Shtetit njofton se pas komunikimit me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, Fadi Alwan, 49 vjeç.

Lexo edhe :

Vrasje “për nder”, nëna e 24-vjeçares palestineze thotë se e bija shantazhohej me video nudo, çfarë ndodhi mes saj dhe babait në Tiranë

Zbardhet vrasja e palestinezes, vajza 24-vjeçare u qëllua nga i ati për çështje morali

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 49-vjeçari në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen Rayyan Alwan.

Trupi i 24-vjeçares së vrarë, u tërhoq nga avokati pas rreth dy muajsh.

Rayyan Alwan është dërguar fillimisht në Liban dhe më pas është varrosur në Gjermani më 11 prill, vendi ku ajo kishte jetuar dhe ndërtuar jetën e saj./vizionplus.tv