Antari i bordit drejtues dhe kordinator i BINDJES DEMOKRATIKE, Reagon mbi vendimin e sekretarit të shtetit të SHBA-ve.
Pandora u hap! Lëvizja gjeopolitike e SHBA i dha të drejtë asaj që unë dhe shumë të rinj kishim paralajmëruar kohë më parë me opinionet tona.
Koha e nderimeve për ata që i dhanë Shqipërisë vetëm mjerim dhe skamje përfundoi. Me vendimin e sotëm SHBA dërgoi një mesazh të qartë në Tiranë e mbarë shqiperinë
Çdo qytetar shqiptar sot mund ta lexoj e dëgjojë atë që shumë të rinj e paralajmëruan para 25 Prillit . Soji i politikanëve që kanë përfituar në kurriz të shqiptarve përfundoi.
Koha për politikën apo forca politike që janë pronë personale dhe jo të qytetarëve përfundoi. Një diell i ri duhet të lind për vendin e shqiponjave dhe shqiptarët. Kjo nuk është një etapë por fillimi i një maratone. Faleminderit SHBA-ve për mbështetjen si mik që të vë në dukje të këqijat që kemi mbajtur në gji. Sot është dita të jemi bashkë për Shqipërinë.
Sot është dita të shpresojmë dhe besojmë në të ardhmen. Faleminderit sinqerisht SHBA!