
Dua Lipa ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë edhe pse jemi ende në prill.
Pushimet e Pashkës ajo i ka kaluar në jugun e vendit me të fejuarin e saj Callum Turner.
Këngëtarja 29-vjeçare u shfaq në formë perfekte me bikini të kuqe dhe syze dielli.
Në galerinë e fotove që postoi me përshkrimin “Pashkët në shtëpi” shoqëruar me emoji të një lepurushi dhe flamurit shqiptar, ajo u shfaq e qeshur pranë detit.
Dua dhe Callum konfirmuan lidhjen e tyre në janar të vitit 2024.
