
Edhe sot ka dështuar përpjekja tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në sallë ishin 110 deputetë.
Vetëm 54 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit.
44 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar.
Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca mbahet me 1 maj në ora 10:00.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë arritur në Kuvend, ku për pak do të fillojë seanca.
