Erion Murataj PSD

Risela LIapushi, 25-vjeçarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Belgjikë ka nevojë për ndihmën e të gjithë bashkatdhetarëve kudo në botë.

25-vjeçarja, në lule të rinisë, me profesion infermire në një qytet të Belgjikës rrezikon të humbë jetën nëse nuk kryen transplantin e mëlçisë në Turqi.

Familjarët përmes një Go Found Me i bëjnë thirrje dhe luten që shqiptarët kudo në botë të ndihmojnë sado pak me donacione pasi kostoja e operacionit është 100.000 euro dhe trajtimi është shumë i lartë për familjen.

Ju lutem t’i japim ndimën tonë sado pak, koha është vendimtare për fatin e infermieres sonë Risela LIapushi.

“Bashkëqytetarja jonë Risela LIapushi ka nevoje për ndihmen tonë!

Vetëm 25 vjeç është në lule të rinisë dhe i duhet të bëjë transplantin e mëlçisë në Turqi. Ju lutem t’i japim ndihmën tonë sado pak, koha është vendimtare për fatin e Riselës.

Kostoja e operacionit është 100.000 euro dhe trajtimi është shumë i lartë për familjen. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund t’i shpëtojë jetën.

“Ju lutem, dhuroni dhe shpërndani. Koha është jetike”, thuhet në mesazhin e familjes.