
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë, në zonën e Bërdicës.
Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet identifikimi i viktimës dhe i drejtuesit të mjetit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
