
Është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. 20-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë policia, pas kallëzimit të bërë nga i vëllai, 28-vjeçari A. H. Autoritetet po punojnë për gjetjen e të riut, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e largimit të tij.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
