Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.
10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.
Kryeministri Edi Rama ka uruar Shkodrën Elektronike me këngën “Zjerm” për kualifikimin në finalen e Eurovision 2025, që po zhvillohet në Bazel të Zvicrës.
Me simbolet e zjarrit, Rama shkruan krahas performancës së Shqipërisë “Shndrit”, që është edhe një nga vargjet e këngës “Zjerm”.
“Zjerm në finalen e 17 Majit në Eurovision. SHNDRIT-SHNDRIT-SHNDRIT. Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama.
“Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” solli në një performance energjike duke ndezur skenën e Eurovision 2025, ku u shfaqën një përzierje të elementëve modernë dhe traditës kombëtare.