Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Kavajë, në autostradë, në zonën e Golemit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën. Viktima është një grua rreth 45-50 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Burime bëjnë me dije se gruaja ishte duke kaluar trafik-ndarësen në momentin kur u përplas nga makina. Drejtuesi i automjetit ka ndaluar pas aksidentit dhe është është shoqëruar në komisariat.