Autoritetet italiane njoftuan sot se kanë ekstraduar nga Shqipëria me ndihmën e Interpol Tiranës të shumëkërkuarin shqiptar Kevin Kurti, që ishte arrestuar gjatë një operacioni në muajin shkurt të këtij viti në Durrës.

I cilësuar si ‘kumbari’ i marrëveshjeve të drogës mes grupeve kriminale të trafikut nga Napoli në Kalabri, 37-vjeçari i është dorëzuar në sekret të plotë operacional nën pranga në Rinas, agjentëve të Interpol Romës. Media italiane e ka konfirmuar sot lajmin, teksa Kurti informohet se i shpëtoi një bastisjeje të madhe kundër importimit të drogës nga Holanda dhe Spanja.

“Kevin Kurti, një 37-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht, zbarkoi në aeroportin e Romës Fiumicino me një aeroplan, ndërsa ishte kapur në Durrës. Ai i kishte shpëtuar kapjes gjatë arrestimeve të 17 janarit nga Karabinierët e Njësisë Hetuese të Napolit, në zbatim të një urdhri për zbatimin e një mase paraprake në burg të lëshuar nga GIP i Napolit, me kërkesë të Drejtorisë së Qarkut Antimafia, si pjesë e hetimit të quajtur konvencionalisht “Liga e Kampionëve”, informon media e vendit fqinj.

Kurti është ndër 29 të dyshuarit e përfshirë, në kapacitete të ndryshme, në importimin në shkallë të gjerë të narkotikëve nga Holanda dhe Spanja në zonat më të lulëzuara të trafikut të drogës në provincën e Napolit.

Trafikimi i drogës menaxhohej përmes bisedave dhe telefonave të koduar, të konsideruara fillimisht si “të paprekshëm”