Komisioni i Punëve të Jashtme ka njohur angazhimin e fortë të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në familje ne madhe të Bashkimit Europian.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se këtë të mërkurë anëtarët e Parlamentit Europian miratuan me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin për vendin tonë, duke njohur kështu angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Anëtarët theksuan konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e konsiderueshme publike për anëtarësimin në BE, si dhe përputhjen e plotë të saj me politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ndërsa Komiteti mirëpriti objektivin e Shqipërisë për të përfunduar bisedimet e pranimit deri në vitin 2027 dhe pranoi progresin e bërë deri më sot, ai nënvizoi nevojën urgjente për të përshpejtuar reformat.

Ndërkohë pikat kryesore të cilat duhet luftuar vijojnë të jenë pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe mbrojtja e të dhënave themelore.

Gjithashtu, një tjetër prioritet është dhe rritja e pluralizmit dhe transparencës së medias me qëllim për të nxitur besimin te publiku.

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

POSÍ, ka edhe për Ty!

Largohet nga banesa 75-vjeçari në Korçë, bashkëshortja kërkon ndihmë në polici
Raporti trajtoi polarizimin e vazhdueshëm politik të karakterizuar nga retorika konfrontuese dhe bëri thirrje për një dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.