Koncerti i shumëpritur i superyllit Beyonce në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër u shoqërua me një incident të pakëndshëm, që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gjatë performancës së këngës “Why Don’t You Love Me”, pjesë e turneut spektakolar “Cowboy Carter”, dy fansa të ndodhur pranë skenës u përfshinë në një përplasje fizike.

Një burrë i veshur me një kostum të zi kauboji, sulmoi një person tjetër në turmë, duke shkaktuar panik dhe konfuzion tek të pranishmi

Disa spektatorë u përpoqën të ndërhynin për të ndalur sherrin, por nuk dihet me saktësi nëse stafi i sigurisë ndërhyri menjëherë për të kontrolluar situatën.

Ngjarja ndodhi shumë afër skenës, duke shqetësuar ata që ndodheshin në zonën VIP. Megjithatë, koncerti vijoi normalisht dhe Beyonce nuk reagoi publikisht për incidentin.