Prej 20 vitesh mirëmban fushat e sportit

Ferdinand Hanko njihet nga të gjithë si njeriu i fushave të gjelbra .Të paktën 20 vitet e fundit të jetës së tij ai i ka kaluar mes barit të gjelbër e në këtë mënyrë duke u shëndrruar në një specialist të mirëmbajtjes së tij. Ferdinandi tregon se këtë profesion e nisi fillimisht si një punë për të pasur të ardhura pasi kontaktin e parë me fushat sportive e ka pasur kur ishte emigrant në Greqi.Aktualisht Ferdinand Hanko pasionin e tij është duke e ushtrur në qytetin e Elbasanit.  Prej disa kohësh ai bën mirëmbajtjen e e tapetit të gjelbër të klub futboll Bajrami.

Ferdinandi thotë se ky profesion që ka zgjedhur është motivim për të vijuar çdo ditë të jetë aktiv dhe pranë futbollistëve duke iu garantuar atyre kushtet më të mira për zhvillimin e lojes.

egnatianews