Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për të martën në orën 11:30.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Në këtë seancë ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve.
Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
(BalkanWeb)