Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mesditë në lumin Mat, ku një shtetas dyshohet se është zhdukur gjatë një aktiviteti peshkimi.
Rreth orës 13:40, Policia e Lezhës mori një telefonatë nga shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili njoftoi se shoku i tij, Dedë Qoku, ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, ndërsa pritet ndërhyrja e ekipit të polumbarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë dhe për të gjetur shtetasin e zhdukur.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit.