Mbrëmjen e djeshme u finalizua festivali më i madh europian “Eurovision” me fitoren e Italisë. Shteti fqinj u përfaqësua nga grupi i rock-ut, Maneskin, me këngën “Zitti e buoni”. Ndërkohë në vendin e dytë u rendit Franca  dhe në të tretin Zvicra, që këtë vit u prezantua nga shqiptari Gjon’s Tears.

Ndërsa Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma”, u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë. Nga votat e jurisë profesioniste, Anxhela arriti të grumbullonte në total 22 pikë dhe të renditej fillimisht në vendin e 20-të. Shqipëria u vlerësua me 12 pikë nga Malta, ndërkohë që nga fqinjët tanë Greqi, Maqedoni, Itali nuk morëm asnjë pikë (edhe pse vendi ynë gjithmonë i ka vlerësuar, madje dhe mbrëmjen e djeshme).

Ky fakt nuk i pëlqeu shumë publikut shqiptar dhe ka pasur nga ata që revoltën e kanë shprehur publikisht. Një ndër ta është edhe aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj.

“2 FJALE PER EUROVIZION: ITALIA – MAKARONAT KU TI KESH PO SI ASNJE PIKE O MORTJE. MACEDONIA E VERIUT – O VRROME PO JEMI KOMSHINJ MI VRROME PO SI ASNJE PIKE MI VRROME. SERBIA PLASI TRAPI, GREQIA. PLASI TRAPI.

O TVSH-JA A S’KA NJERI TJETER SHQIPERIA QE TE JAPE ATO PIKET O VLLEZER NGJAJME SI NJEREZ PA FANTAZI, PA PIKE KREATIVITETI. KEMI VETEM NJE TULLAC QE I BEN TE GJITHA, ANGLEZIN, PERKTHYESIN KOMENTATORIN DHE DHENESIN E PIKEVE. TAMAM SI REGJISORET SHQIPTAR QE BEJNE VETE REGJINE SKENARIN ROLIN KRYESOR MONTAZHIN MUZIKEN GRIMIN DHE PRODUCENTIN”, shkruan Ukcenaj në reagimin e tij.