Një 35-vjeçar, administrator i një farmacie në Tiranë është arrestuar pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Po ashtu është proceduar penalisht shitësja, e cila ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.

Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte 35-vjeçari në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro.