Ish-presidenti i Shqipërisë dhe njëkohësisht drejtues i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjete sociale pas publikimit të vendimit të plotë të arsyetuar të GJKKO-së, për lënien e tij në qeli.
Vendimi i firmosur nga gjyqtari Erjon Çela, shpjegon saktësisht: “Vlerësohet se rreziku për marrjen e provës vijon që të jetë ekzistent kjo pasi gjatë gjykimit do të kërkohet që të pyeten si dëshmitare një sërë personash që bëjnë pjesë në subjektin politik ku i pandehuri është president. Në këto kushte organi i akuzës vlerëson se ekziston përsëri rreziku që i pandehuri të influencojë ndikojë në marrjes e provës në rastin konkret në mënyrë që këta shtetas të bëjnë deklarime në favor të pozitës së tij në raport me procedimin.”
Pra, masa e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën, nuk mund të zëvëndësohet me një tjetër masë lehtësuese pasi personi në gjykim mund të ndikojë në proces si dhe tek dëshmitarët apo personat në djeni, për shkak të postit të tij si drejtues i Partisë së Lirisë.
Meta shkruan se ky vendim është totalisht i pavërtetë pasi dëshmitarët e dosjes së tij apo personat e thirrur në Prokurorinë e Posaçme si persona ne djeni, nuk janë pjesë e strukturës politike të drejtuar prej Metës, pra e Partisë së Lirisë.
Reagimi i Ilir Metës:
Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.
Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.
E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.
????. ???????????????????????? ????????????????????????????????????????, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste.
????. ???????????????????? ????????????????????????????????????????, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste.
????. ???????????????????? ????????????̧????, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit).
????. ????????????. ???????????????????????? ????????????????????, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike.
????. ????. ???????????????? ????????????????, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.
Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.
Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.
Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.
Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ???????????????? prova, ???????????????? fakte penale dhe ???????????????? dëshmitarë kundër Ilir Metës.
Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.