Gjykata e Sarandës caktoi këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Kevin Norra, duke pranuar kërkesën e prokurores së çështjes, Besjana Sadikaj.

– Advertisement –

I riu akuzohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, ku humbën jetën motrat Rozina dhe Ela Dhimaku, dhe mbeti e plagosur rëndë Antonela Zhupa.

Norra u ndalua menjëherë pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së dielës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe parakalim të gabuar.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, ku shtetasi Kevi Norra, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku.