Miratohet propozimi i Arabisë Saudite, Infantino: Do e diskutojmë!
Një Kupë Bote çdo dy vite! Kjo është ideja e hedhur nga Konfederata Saudite e Futbollit, e cila është miratuar nga federatat e tjera, duke marrë 166 vota pro e 21 abstenim.
Por fjala e fundit do thuhet nga FIFA, me Presidentin e organit më të lartë të futbollit botëror, Gianni Infantino, që në Kongresin e 71 ndërkombëtar të FIFA-s la gjithçka të hapur për një plan të tillë.
Infantino theksoi se FIFA e di rëndësinë e Kupës së Botës dhe se një verdikt final do merret pasi të përshtatet kalendari ndërkombëtar.
Asgjë nuk është përcaktuar ende, por në muajt e ardhshëm FIFA do të studiojë këtë zgjidhje, do të vlerësojë kostot dhe përfitimet, dhe më pas do të vendosë nëse do ta pranojë propozimin.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nuk bën plane për një periudhë afatshkurtër, çka do të thotë se Kupa e Botës çdo dy vite nuk do të vihet në zbatim të paktën në dekadën e ardhshme.