Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
✅ Në pranga u vunë shtetasit:
- Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.
35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut. - K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.