Vetëm 25 minuta ka zgjatur seanca e sotme në Kuvend, me 5 minuta pushim në mes për shkak të tensioneve.

Kuvendi u mblodh për diskutuar programin qeverisës të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Por, bllokimi i foltores nga opozita shtyu kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla të kërkoi kalimin në votim.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.

Më herët, teksa kryeministri Rama po prezantonte programin qeverisë, deputetët e opozitës tentuan të bllokonin foltoren. Kjo për shkak të fjalim-mesazhit të transmetuar në Kuvend nga ministrja “Diella” për të cilën opozita pretendon se nuk ka mandat.