20-vjeçari Roseljo Arifi është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij në Shkodër i dyshuar si organizator i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë.

Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan një ditë më parë teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciatorBurime pranë grupit të hetimit sqaruan se 2 bashkëpunëtorët e Arifit kanë deklaruar se ishte e disata herë që trafikonin armë drejt Anglisë, e vërtetuar kjo edhe nga zbërthimi i telefonave celular.
Grupi ka transportuar armë edhe nëpërmjet linjave të transportit që mernin e sillnin pako nga shqiperia në angli familjarëve të të arrestuarve.

/abcnews.al