Barcelona bën detyrën dhe merr kreun në La Liga. Katalonasit fituan me përmbysje ndaj Real Socidad në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.

Edhe pse tentativat e para drejt portës ishin nga katalanasit, vendasit u befasuan në pjesën e parë, kur Odriozola kaloi në avantazh miqtë.

Megjithatë Barcelona nuk u dorëzua dhe Kunde barazoi në minutën e 43-të të takimit.Fraksioni i parë u mbyll në barazpeshë totale ndërsa në të dytën, ekipet e kërkuan me ngulm fitoren.

Vetëm 1 minuta pasi u fut në fushë, Lamine Yamal bëri një depërtim të bukur nga e djathta dhe asistoi për Lewandowskin, i cili me kokë shënoi për fitoren e rëndësishme të vendasve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona mban kreun me 19 pikë. një më shumë se Real Madridi që këtë javë u turpërua 5-2 në derbi me Atletikon. Në anën tjetër, Real Sociedadi mbetet me pesë pikë në vendin e 17-të. (A2