Një 33-vjeçar është proceduar nga Policia e Elbasanit pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 65 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme