Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u mblodh paraditen e së mërkurës për të shqyrtuar dy kërkesa të socialistëve.

Ata kërkuan ngritjen e dy komisioneve të posaçme, për reformën zgjedhore dhe për atë administrative-territoriale.

Por dy krerët e grupeve parlamentare,ranë dakord që dy Komisionet e Posaçme të diskutohen për javen e ardhshme.

Mbledhja e konferencës së kryetarëve nisi me një propozim të deputetëve socialistë, që për nder të gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja, në seancën plenare në Kuvend të enjten, të mbahet një minutë heshtje.

Por opozita ka kërkuar që Astrit Kalaja të shpallet dëshmor i atdheut./abcnews.al