Kohët e fundit ne zbuluam se Samsung regjistroi emrin “Z Roll”, gjë që na tregon se kompania po punon për një pajisje me një ekran të zgjerueshëm. Gjatë kësaj jave mësuam gjithashtu se Samsung ka regjistruar dhe emrin “Z Slide” në European Intellectual Property Office, që me shumë mundësi do të jetë emri i një pajisjeje të re në serinë Z. Ky trademark është listuar në Class 9, ku përfshihen smartphone-t, tabletët ose aparatet e telekomunikacionit.
LetsGoDigital krijoi një render të asaj që ato besojnë se do të jetë Z Slide, një smartphone me ekran të zgjerueshëm vertikalisht, dhe Z Roll me ekranin që zgjerohet horizontalisht. Gjatë kësaj jave Samsung Display tregoi disa nga ekranet në të cilat ato po punonin, bashkë me një ekran të ndarë në 3 pjesë që palosej dy herë, që mendohet se do të përdoret në linjën e re Galaxy Z fold S.
Samsung pritet të prezantojë Galaxy Z Fold3 dhe Galaxy Z Flip2 (ose Flip3) gjatë muajit gusht, mirëpo asnjë nga pajisjet e lartpërmendura me ekrane të zgjerueshme nuk do të prezantohet, të paktën deri në vitin 2022.