Ditën e hënë, ministria e Brendshme do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja  Albana Koçiu e cila bëri sot publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kemi marrë një sërë ankesash nga qytetarësh rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë por edhe për vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

Ministrja Koçiu theksoi se “sot i kam kërkuar policisë së shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.

Ministrja e përmbylli fjalën duke theksuar se “Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë, Franca Italia Gjermania në rajon Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm”.

“Ne do të analizojmë praktikat më të mira evropian dhe do të marrim masat e nevojshme në interes të gjitha palëve të përfshira”, u shpreh Koçiu.