Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.

Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht.

Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.