Dy të rinj janë arrestuar në Elbasan për dhunë.
Sipas uniformave blu, në pranga ranë shtetasit me iniciale P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, pasi u dhanë para me fajde dy personave, babë e bir, të cilët i kanë dhunuar që t’iu kthenin shumën e parave
Të 2 të arrestuarit, me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit.
Sekuestrohen 1 automjet dhe 3 celularë.
Punohet për dokumentimin e rasteve të tjera të dhënies së parave me fajde, nga 2 shtetasit e arrestuar.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, organizoi dhe finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar “Threat”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga hetimet dyshohet se këta, gjatë dy muajve, kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur 2 shtetas (babë e bir), që ata t’iu kthenin shumë e parave që shtetasit P. G. dhe D. S. ia kishin dhënë me fajde.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.






