Një çift u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Brest të Francës të enjten.
Alarmi u dha rreth orës 4:30 të pasdites kur një banor i lagjes Europe telefonoi policinë për të raportuar dy të shtëna me armë zjarri në adresën 101 Rue Général-Paulet, raporton Le Telegramme.
Me të mbërritur, oficerët zbuluan një burrë dhe një grua shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjuetie.
Sipas informacionit të mediave, hetimi po anon drejt një rasti të vrasjes së gruas dhe më pas vetëvrasjes.
Sipas hetimeve të para, ngjarja dyshohet se ka qenë burri që ka vrarë gruan, dhe më pas ka vrarë vetem.
Çifti kishte dy fëmijë, njëri 8-vjeç që u gjend i mbyllur në shtëpi pas krismave dhe tjetri 3-vjeç, që ishte në kopsht gjatë tragjedisë.
Ndërkohë ka folur edhe nëna e Andon Janaqit, 36-vjeçarit shqiptar që dyshohet se vrau partneren e tij, Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, në Brest të Francës.
Floresha Janaqi ka rrëfyer momentet pas ngjarjes tragjike.
“Sapo më mori nusja e djalit dhe më tha se Andoni ka vrarë veten dhe më pas atë. Flisja vazhdimisht me djalin dhe i thosha t’i rregullonin gjërat. Ata ziheshin shpesh. Ai kishte shumë dashuri për të, deri në marrëzi. Kishte rreth katër vjet në Francë. Nuk e di pse janë zënë, sepse ekonomikisht nuk kishin probleme.”, u shpreh Floresha.
Ajo kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare për të sjellë trupin e të birit në atdhe.
“Kam edhe vajzën të sëmurë. I lutem shtetit të më ndihmojë për kthimin e trupit të djalit. Edhe familjes së vajzës i kërkoj falje. Më thanë të mos i marr, se nuk kam fytyrë t’u flas.”-tha e ëma e të ndjerit për Euronews Albania.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, kur, sipas mediave franceze, rreth orës 16:30 një banor i lagjes ‘Europe’ njoftoi policinë pasi kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit gjetën trupat e çiftit dhe pranë tyre një pushkë gjahu.






