Nga Erion MURATAJ

Në llokoberhanen opozitaro-foltoristo-madhështore të Elbasanit që prej 2021 ndrin një fanar profesionist-gojorist si Mul Noka.

Ky i fundit mirë që u dha shpata në vend të biçakëve klaneve brenda PD por u lë disave edhe barrën e përballjes me popullin, sidomos atë demokrat.

Unë s’kam ndonjë gjë personale me Mulin, me sa më kanë thënë ai ka frustrim kur përmendet emri im por siç e kam thënë edhe më parë mua më shqetëson përbaltja e Elbasanit.

Muli është një nga përbaltësit kryesor kur një e më dy del e thotë Elbasani i Suel Çelës dhe trafikantit Gjergj Luca.

Këtu ndalojmë pak!

Kur Muli thotë kështu e përfaqësuesit e tij në këshillin bashkiak i votojnë Lucës impiantet fotovoltaike dhe Suelit tregun me argumentin se nuk penalizojnë biznesin e vendet e punës kjo sikur nuk shkon.

Sot nga disa statuse mora vesh se një kolege në këshillin bashkiak është emëruar kryetare e grupit të PD.

Të jemi të qartë s’kam asgjë me kolegen por sikur ka procedurë zgjedhja e një kryetari grupi..?

Për më tepër kur në këshillin bashkiak Elbasan janë bërë kashtë e koqe se janë dy grupe e me bë kështu kapërcimesh ka ca procedura sipas rregullores.

Mua s’më hyn gjë në xhep në fakt por parimi e sidomos zëri me figurën nuk lidhen fare me terminologjinë ligjshmëri as me përkatësinë politike që është demokraci.

E të mendosh se kjo është alternativë përballë Ramës nuk e di por vetëm firmëtar aktesh për emërim kryetar grupi këshilli si Mul Noka të bëjnë të kuptosh çdo të thotë të kesh dy byt*ë që një ta çash e një ta mbash.

Dikush duhet ti thotë Mulit ta ndaj mendjen dhe çështjen ose mos të flasë në tym e ta çoj Lucën e Suelin në SPAK se janë banda ose mos bëj si lepurushe e keqtrajtuar që thotë maskara, injorant ditën e sa bie errësira fillon profesionin e gojorses profesioniste.

Sa i përket demokracisë më vjen vërtet keq për demokratët e Elbasanit por duhet të zgjidhin urgjentisht problemin e drejtuesëve të tyre të cilëve disave me qejf e disave pa dashje u ka plas infeksioni në bajame dhe t’u thonë se nuk zgjidhet me alkol kjo punë jo për gjë po ata që shani si banda u kanë disave video e foto e disave llogari biznesesh të përbashkëta .

Mulin e ftoj të vij të shohi Elbasanin në ndeshjen e rradhës se mund ta gjej rrugën e duhur për tu bërë më elekuent atje🖖

E meqë nesër ka protestë PD-ja i them atyre që do shkojnë, të marrin dy pankarta ku të shkruajnë

“OPOZITA MATET ME PËRBALLJE JO ME MILIONA”.

“DEMOKRACIA ËSHTË VOTË JO GJATËSI DHE TRASHËSI”.

Mbase i lexojnë e reflektojnë deputetët e Mulit e të Lucit !

😉
🖖