Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë.Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë.
Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi.Drejt saj mësohet se janë nisur forcat operacionale të MM dhe pritet të bëhet evakuimi.






