Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se burime të sigurta i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur.
Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bradhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.






