Fshati Bishan ndodhet nën ujë pas reshjeve të fundit, ku gjatë natës uji ka depërtuar në banesa deri në 1 metër thellësi.Rruga kryesore që lidh fshatin me zonat përreth është e bllokuar, duke izoluar katër fshatra.

Ata shprehen se uji në banesat e tyre kanë arritur mbi 1 m, ose më shumë. Një qytetar ka mbetur i bllokuar në banesë, pasi nuk del dot nga niveli i lartë i ujit.Nuk dal dot nga banesa, uji ka arritur në 1 m. Brenda në shtëpi uji hyri 10 pond, por e pastruam. S’kemi fjetur gjumë”, shprehet qytetari i bllokuar në banesë.

Disa të tjerë shprehen të shqetësuar për bagëtitë e tyre, pasi uji ka përmbytur dhe ushqimet për to.

Për të kaluar rrugën po përdor zetorin. Kam bagëti që i kam nxjerrë në fshat, dua t’u marr ushqim, por nuk kaloj dot. Unë s’kam as ujë për të pirë për veten. Nuk po pyes për dëmin në shtëpi, por për gjënë e gjallë. Nuk kam me çfarë i ushqim. Barin nuk e marr dot pasi është me ujë.”, shprehet një qytetar.

Të gjithë tokat bujqësore të fshatit Bishan janë përmbytur. Pulat kanë ngordhur. Uji vinte me sekonda. Dola menjëherë të shpëtoja pulat. Nga shtëpia ime nuk kalon dot me mjet”, thotë një tjetër qytetar.