Ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së Lartë Mihal Mërkuri. Mësohet se ai ishte shtruar në reanimacionin qendror në pavijonin e kirurgjisë, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të hemoragjisë së brendshme.

Raportohet se Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak dhe hemoragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.