Hakerimi i sistemit elektronik të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zbulon detaje të reja, duke treguar se nuk ishte një incident i izoluar, por një sulm i mirëkoordinuar. Hetimet e thelluara tregojnë për ekzistencën e një rrjeti të strukturuar, i cili kishte për qëllim shpërndarjen e materialeve sensitive.
Në qendër të këtij rrjeti, hetuesit kanë identifikuar tre persona kryesorë: ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, së bashku me Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn.
Sipas hetimeve, kjo strukturë menaxhonte një grup në aplikacionin WhatsApp, ku materialet e rrjedhura nga SPAK shpërndaheshin strategjikisht në media me synimin për të dëmtuar imazhin e individëve të caktuar.
BalkanWeb ka siguruar listën e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë që ishin pjesë e këtij grupi komunikimi. Lidhja e përbashkët për shumë prej anëtarëve duket të jetë njohja me të dyshuarin kryesor, Agim Ismaili. Anëtarët e identifikuar përfshijnë:
Në këtë grup ishin të përfshirë:
Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.
Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).
Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).
Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).
Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.
Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).
Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).
Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.
Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.






