Gripi është në kulmin e qarkullimit, ndërsa pritet që në ditët në vijim numri i rasteve dhe i shtrimeve spitalore të rritet.

Mjeku epidemiolog Artan Simaku thotë se deri më tani numri i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme ka arrutur në 18500 në javë. Megjithatës sipas tij ende jemi larg pragut epidemik.

“Fund i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt janë piku i qarkullimit të gripit në vend dhe i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme por e theksojmë që jemi në një situatë të zakonshme për stinën. Jemi ende larg pragut epidemik. Numri i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme është 18500 në javë. Qarkullon virus i tipit A të gripit me dy nëntipet e tij AH1 dhe AH3, por me mbizotërimn të tipit AH3”, tha Artan Simaku, mjek epidemiolog, ISHP

Sëbashku me gripin aktualisht ka qarkullim edhe të Covid-19 dhe virozav të tjera respiratore. Për këtë arsye epidemiologu Simaku rekomandon kryerjen e vaksnimit kryesisht për grupet e riskut që ende nuk  e kanë kaluar gripin.

“Bashkë me gripin ka qarkullim të Covidit, virusit respirator sinsicial që prek kryesisht foshnja dhe fëmijët shumë të vegjël dhe viroza të tjera respiratore. Ajo që është e rëndëishme për popullatën është vaksinimi . Të gjithë personat sidomos ata që bëjnë pjesë në grupet me risk të popullatës të cilët nuk e kanë kaluar gripin duhet të paraqiten për tu vaksinuar”, shtoi Simaku

Rreth 130 shtrime në spital shënohen cdo javë kryesisht tek të rriturit si dhe 10 shtrime tek fëmijët.

Përvec vaksnimit, mjekët epidemiologë këshillojnë kontaktimin me mjekun e familjes dhe shmangien e paraqitjes së panevojshme në urgjencë me qëllim uljen e mbipopullimit./vizionplus.tv