Kryedemokrati Sali Berisha, në Foltoren e radhës përballë kyeministrisë, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare të 10 shkurtit.

Berisha theksoi se protesta e 10 shkurtit do të trondisë regjimin nga themelet.

Berisha: Përfaqësoni guximin e tyre, kurajon, vendosmërinë dashurinë për lirinë. Lebetitën një regjim anti shqiptar, armik të këtij kombi. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, në të gjitha sheshet e kryeqyteteve në të gjitha kancelaritë, mesazhin e qytertarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Me një regjim që ka shndërruar portat e Shqipërisë në platformë kryesore të helmeve të drogës, që përze çdo ditë qytetarët e vet nga Shqipëria. Kjo është beteja për dinjitetin tonë, për tu ngritur mbi propagandën e shpifjeve të Edi Ramës dhe për ti thënë shqiptarëve dhe botës që ata që e duan Shqipërinë jemi ne. Miq, rrugën përpara nuk e kemi të lehtë, por e kemi të qartë. Ta përmbushin atë dhe fatin tonë të kemi fatin e Shqipërisë. Shqipëria dhe fati ynë është një. A mundet ne ta provojmë gatin në dhera të tjera? Jo. Të përmbysim këtë të keqe të madhe. të shndërrojmë pasurinë e Shqipërisë në begati për shqiptarët. Për të rikthyer ëndrrën shqiptare shpresën rinisë shqiptare. Ne dalim dhe do dalim në protesta gjer në fitore. I besojmë Zotit dhe Shqipërisë. Se kjo tokë është e bekuar. Se Shqipëria është e bukura e dheut dhe mund të bëhet vendi i ëndrrës shqiptare. Zëri ynë ka tronditur në themel këtë regjim. Edi Rama sot është më i diskredituar se kurrë. Ndaj dhe le të bashkohemi.