Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari Laert Hasalla dënohet me 25 vite burg.

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, 34-vjeçarin Laert Hasalla  për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e një personi, në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se Hasalla kishte paguar shtetasin një 31 vjeçar (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur një grua, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shënjestrën.