Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, zbret dosjen në gjykatë.

Pak ditë pas paraqitjes së Rroshit në SPAK, i cili firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj ka bërë kërkesë në GJKKO për të kaluar çështjen ndaj Rroshit për gjykim.

Rudina Palloj është caktuar gjyqtare për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, lidhur me ish kryetarin e Bashkisë Kavajë që është marrë i pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.  / abcnews.al /