Një 17-vjeçar është proceduar në Durrës pasi është kapur duke drejtuar një motomjet elektrik pa targa dhe pa leje drejtimi.
Po ashtu, gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjetën drogë dhe armë të ftohta.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, i cili u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjet elektrik pa targa. Më tej, gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 grirëse për këtë lëndë dhe 4 armë të ftohta, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.“, thuhet në njoftimin e policisë.






