Drejtoresha e një shkolle 9-vjeçare në Lezhë Ka njoftuar se në ambientet e brendshme të shkollës kishte konstatuar dëmtime në pesë dyer dhe dyshonte për marrjen e dokumenteve dhe pajisjeve.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer veprimet e para hetimore dhe ka bërë të mundur identifikimin e dy të miturve, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.

Nga analiza e pamjeve filmike të sigurisë rezulton se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë gjithsej gjashtë persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

GEAM Sh.p.k