Kryetari i PSD për Qarkun e Elbasanit Erion Murataj ka reaguar ashpër pas akuzave të pavërteta të PD Elbasan që për të disatën herë gjejnë si justifikim për mosmarrëveshjet mes tyre subjektin politik që Murataj drejton.
Statusi i plotë i Erion Murataj : “MEQË NUK I NDAHET SHPIRTI NGA UNË, QAJNË E NGA LARTË E NGA POSHTË KUR MË PËRMENDIN EMRIN MADJE DHE KUR ZGJEDHIN KRYETAR TË RI .
PO I THEM EDHE NJË HERË E PSE NË KUSHTE JO PËR T’IU PËRGJIGJUR SIÇ DUHET PENGMARRËSVE TË PD ELBASAN.
Luftën me dylberët, qeflijntë e salcës së kosit, me ÇUNAT politik të LALËS që bënin garë për qarje dhe me djalin e tij biologjik kur i ndjeri ndërroj jetë , apo dhe me ortakët e tyre në bashki dhe ministrinë e ish zv.kryeministres e kam fituar në cdo dimension.
E kam fituar me “profesorin ” e Zaranikës në 2007 kur shumë prej jush ishit ose të virgjër ose shikonit filma me çoban turq madje për kujtesë i kam lënë mandatin e këshillit një shoqeje asikohe që sot është zonja e një profesori qorr.
E kam fituar në 2015 kur kishit hall ti bënit llap noi studenteje apo më keq ti bënit gojore kriminelëve që ka aq merak Saliu.
E kam fituar në 2021 kur i dola përballë Gaz Bardhoshes dhe Tao-s që bën kurban Pjerin Xhuvanin.
E kam fituar në 2023 kur atë zonjën që akuzoni se paska qen me mua në 2025 Luçiana e lëshoi me lloj e soj çyrykesh kundra meje që pas humbjes të kërkonte nëpërmjet ujësjellsin e Elbasanit me koncesion për krushkun te Belinda që s’iu ndihet zëri të thoni një fjalë.
Po more po e kam fituar e në 2025 kur nuk latë ditë pa ma mbajt në gojë nga Vermoshi në Konispol emrin se po ju …. gratë e partisë .
E kam fituar se nuk votova parqet fotovoltaike të Gjergj Lucës dhe Indritave të .
E kam fituar se nuk votova tregun e Suelit jo se isha kundër në parim por se për mua të qënit pa borxhe vlen më shumë sesa një mandat deputeti .
E kam fituar çdo betejë sepse sot vazhdoni flisni për mua dhe nuk ju del SHPIRTI as brenda e as jashtë 4 mureve të shtëpisë e selisë.
Sot nuk mund të them më shumë sepse ashtu janë ca kufizime. Por shumë shpejtë do jemi sërishtë në betejë politike e prap do keni po të njëjtin fat.
Vetëm mos ma mbani më në gojë emrin as mez e poshtë as mez e lartë .
Jo për gjë po politika do dhe tru o njisha!






